» Home » Anetaresimi

Anëtarësimi

Shoqata e Gjeologeve te Shqiperise numeron mbi 100 anetare te regjistruar (lista e anetaresise), te cilet jane te punesuar ne Fakultetin e Gjeologjise dhe te Minierave, Sherbimin Gjeologjik Shqiptar dhe Institutin e Gjeoshkencave. Te tjere kolege ne pension, te punesuar ne tregun privat, kolege qe punojne ne vende te tjera dhe studente te nivelit MASTER kane shprehur deshiren per tu anetaresuar.  

Kandidatet qe kerkojne te anetaresohen, duhet te plotesojne formularin e aplikimit e cila aprovohet nga Kryesia e Shoqates. Per studentet qe aplikojne te anetaresohen ne Shoqate nevojitet te paraqesin edhe nje certificate te leshuar nga sekretaria mesimore e Fakultetit te Gjeologjise dhe te Minierave.

Anetaret e Shoqates kane te drejte te informohen rregullisht mbi aktivitete e Shoqates, botimet e saj dhe te marrin pjese ne evenimentet shkencore kombetare apo nderkombetare qe organizon Shoqata me tarife me te ulet.

Shoqata drejtohet nga nje Keshill prej 15 anetaresh, perfshire dhe Kryetarin e Shoqates. Keshilli zgjidhet cdo kater vjet nga anetaresia active e Shoqates. Per periudhen  2010-2014, Keshilli I zgjedhur eshte si me poshte:

  1. Arjan Beqiraj                   Kryetar
  2. Kujtim Onuzi                   Zv/kryetar
  3. Arben Pambuku              Sekretar
  4. Gjovalin Leka                  Anetar
  5. Mensi Prela                     Anetar
  6. Kristaq Muska                Anetar
  7. Aleks Vranaj                   Anetar
  8. Afat Serjani                     Anetar
  9. Mimoza Juzufati               Anetar
  10. Musli Dardha                  Anetar
  11. Petraq Naco                   Anetar
  12. Tonin Deda                     Anetar
  13. Gjon Leka                      Anetar
  14. Murat Reshka                 Anetar
  15. Apostol Qirko                Anetar